Këshilli Drejtues i UP-së në mbledhjen e mbajtur me datë 23.02.2015 mori vendim për publikim të njoftimit për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2014/2015, sipas kategorive si në vijim:
1. Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054).
2. Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261).
3. Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 - 12.6.1999),
4. Studentët me nevoja speciale në tri nivelet e studimeve,
5. Studentët e nivelit baçelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale,
6. Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës, do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Studentët të cilët i takojnë kategorisë 1, 2 dhe 3, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
a) Vërtetimin e lëshuar nga zyra për çështjet e kategorive të dala nga Lufta mbi njohjen e statusit përkatës;
b) Kopjen e vërtetuar të vendimit mbi beneficionet pensionale që i realizojnë̈ familja e ngushtë të lëshuar nga MPMS (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale);
c) Certifikatën e lindjes (nuk ka rëndësi periudha e lëshimit);
d) Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es;
e) Vërtetimin për statusin e studentit dhe regjistrimit të semestrit dimëror 2014/2015;
f) Kërkesën për lirim nga pagesa e semestrit, numrin kontaktues dhe e-mail adresën
2. Studentët të cilët i takojnë kategorisë 4, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit të personit me nevoja speciale nga institucioni kompetent, përkatësisht nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi speciale;
b. Certifikatën e lindjes (nuk ka rëndësi periudha e lëshimit);
c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es;
d. Vërtetimin për statusin e studentit dhe regjistrimit të semestrit dimëror 2014/2015;
e. Kërkesën për lirim nga pagesa e semestrit, numrin kontaktues dhe e-mail adresën.
3. Studentët të cilët i takojnë kategorisë 5, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
Mirëqenies Sociale;
b. Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin e cila merret në Qendrën për Punë Sociale në Komunë);
c. Certifikatën e lindjes së studentit/es;
d. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
e. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es;
f. Vërtetimin për statusin e studentit dhe regjistrimit të semestrit dimëror 2014/2015;
g. Kërkesën për lirim nga pagesa e semestrit, numrin kontaktues dhe e-mail adresën.
4. Studentët të cilët i takojnë kategorisë 6, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
a. Certifikata e lindjes për secilin prej studentëve të familjes së ngushtë;
b. Kopja e letërnjoftimit të studentit/es;
c. Vërtetimin për statusin e studentit, dhe dëshminë për regjistrim të vitit akademik 2014/2015, (secili veç e veç);
d. Kërkesa për lirim nga pagesa e semestrit në emër të gjithë studentëve të së njëjtës familje, numri kontaktues dhe e-mail adresën.
Sqarim: Studentët përfitues të së drejtës për lirim nga pagesa duhet të parashtrojnë kërkesë pranë njësisë akademike përkatëse, për rimbursim të mjeteve të paguara për regjistrim të semestrave përkatës të vitit akademik 2014/2015, duke bashkëlidhur dokumentet si në vijim:
-Fletëpagesën e semestrit;
-Kopjen e letërnjoftimit ose ID- kartelës studentore ose indeksit dhe
-Kopjen e kartelës së bankës (nr. i xhirollogarisë të jetë i qartë).
Sqarim: Anëtarë të familjes së ngushtë në kuptim të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët, fëmijët jashtëmartesor, fëmijët e adoptuar (birësuar), prindërit, njerka, njerku, thjeshtri, thjeshtra si dhe bashkëshorti/ bashkëshortja jashtëmartesore.
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në arkivin e administratës së fakultetit përkatës, ndërsa pas mbylljes së afatit për aplikim, kërkesat dhe dokumentacionin e pranuar, fakultetet e dorëzojnë në rektorat të UP për t’u shqyrtuar nga Komisioni për lirim.Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni për lirim.
Studentët të cilët lirohen nga pagesa do të informohen përmes fakultetit në të cilin kanë aplikuar.
Studentët e pakënaqur me vendim të komisionit për lirim nga pagesa, mund të bëjnë ankesë pranë të njëjtit komision, në ndërtesën e rektoratit, në afat prej 48 orësh pas publikimit të vendimit të komisionit për lirim nga pagesa.
Afati i paraqitjes së dokumenteve është 8 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit, përkatësisht nga data 27.02.2015 deri me datë 10. 03. 2015 në ora 15.00.